DELTA ENGINEERING

Delta Engineering është kompani profesionale, e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve për furnizim me energji elektrike për pajisje të telekomunkimit, përfshirë:

* Instalime elektrike

* Instalimin dhe mirëmbajtjen e gjeneratorëve,

* Instalimin dhe mirëmbajtjen UPS-ave, si dhe

* Zgjidhjeve te tjera me furnizim alternativ të energjisë elektrike

Eksperienca shumë-vjecare, profesionalizmi, cilesia e shërbimit, ekipi i kualifikuar dhe njohuria ne këtë lëmi, e bën Delta Engineering një kompani premtuese në ofrimin e zgjidhjeve adekuate të furnizimit të pandërprerë me energji, për korporata.

Delta Engineering gjithashtu ofron edhe shërbime të projektimit dhe ndërtimit të rrjeteve të instalimeve elektrike.

Përveq kesaj, është e licencuar për matje të tokëzimeve,fidave,siguresave qarqeve elektrike etj… në lokacione ku vendosen pajisje të ndishme të teknologjise informative dhe komunikuese. Kompania posedon te gjitha pajisjet dhe resurset e domosdoshme per kryerjen e këtyre shërbimeve. më shumë

STAFI

Kompania punëson gjithsej 13 punëtorë, përfshire inxhinierë të diplomuar të elektrikës, teknikë të elektrikës dhe mekanik profesionistë, dhe është duke u zgjeruar në vazhdimësi. Ne perberje te stafit kemi edhe tre inxhinjera te diplomuar qe punojne me “part-time”mvaresisht prej projekteve dhe angazhimit te Kompanise.

Stafi i Delta Engineering ka eksperiencën e fituar 25 vjeçare në Korporatën Energjetike të Kosovës, kompaninë telekomunikuese IPKO, instalime elektrike dhe automatike në botën e jashtme, si dhe eksperiencë shumë vjeçare në instalimin dhe mirëmbajtjen e gjeneratorëve prej atyre më të vegjël, e deri në 500 kVA, gjeneratorëve SDMO, Cummins, John Dear,Matisa,Aksa e të tjerë.

Stafi ynë është krenar, i motivuar, disiplinuar dhe përqendruar në ofrimin e shërbimit të shkelqyeshëm për klientë.