Mirë se vini në Delta Engineering që nga viti 2009
Certifikata Globale: ISO 9001:2016
Delta Engineering është kopmani ambicioze, në zhvillim dhe rritje të vazhdueshme.
Duke përdorur profesionalizmin dhe eksperiencën shumë vjeçare të stafit, shërbimin e shkëlqyeshëm, si dhe përcjelljen e trendeve të teknologjive më bashkëkohore në vazhdimësi, kompania jone synon të jetë lider në tregun e Kosovës për ofrim të shërbimeve të shpejta dhe cilësore, për të ju ofruar zgjidhjen më të mire të furnizimit të pandërprerë me energji kualitative.
Delta Engineering është kompani profesionale, e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve për furnizim me energji elektrike për pajisje të telekomunkimit, përfshirë:
• Instalime elektrike
• Instalimin dhe mirëmbajtjen e gjeneratorëve,
• Instalimin dhe mirëmbajtjen UPS-ave, si dhe
• Zgjidhjeve te tjera me furnizim alternativ të energjisë elektrike
Eksperienca shumë-vjecare, profesionalizmi, cilesia e shërbimit, ekipi i kualifikuar dhe njohuria ne këtë lëmi, e bën Delta Engineering një kompani premtuese në ofrimin e zgjidhjeve adekuate të furnizimit të pandërprerë me energji, për korporata.
Kompania punëson gjithsej 13 punëtorë, përfshire inxhinierë të diplomuar të elektrikës, teknikë të elektrikës dhe mekanik profesionistë, dhe është duke u zgjeruar në vazhdimësi.
Ne perberje te stafit kemi edhe tre inxhinjera te diplomuar qe punojne me “part-time”mvaresisht prej projekteve dhe angazhimit te Kompanise.
Stafi i Delta Engineering ka eksperiencën e fituar 25 vjeçare në Korporatën Energjetike të Kosovës, kompaninë telekomunikuese IPKO, instalime elektrike dhe automatike në botën e jashtme, si dhe eksperiencë shumë vjeçare në instalimin dhe mirëmbajtjen e gjeneratorëve prej atyre më të vegjël, e deri në 500 kVA, gjeneratorëve SDMO, Cummins, John Dear,Matisa,Aksa e të tjerë. Stafi ynë është krenar, i motivuar, disiplinuar dhe përqendruar në ofrimin e shërbimit të shkelqyeshëm për klientë.
Delta Engineering ofron shërbim të monitorimit të pajisjeve 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, si dhe intervenim në lokacion të klientit, sipas standardeve më të larta të kerkuara.
Ne krenohemi me kujdesin qe ju ofrojme klientëve tanë, dhe kjo mënyre e qasjes ka krijuar shtyllën e filozofisë së kompanisë tonë.
Kompani profesionale, e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve për furnizim të pandërprerë të energjisë;